Lista e njerezve me te pasur ne bote per vitin 2012

Më i pasuri është një emër jo fort i njohur, si Carlos Slim Helu, i cili me familjen e tij ka një pasuri prej 69 miliard dollarësh.

f8f5a800-5c9e-4f7c-87dc-e61098b9d917---0-

 

Viti 2012 është drejt fundit dhe është kohë bilancesh në të gjitha fushat. Edhe porsa i takon njerëzve më të pasur të botës regjistrohen risi të spikatura, sipas vlerësimeve të bëra nga revista ekonomike “Forbes”.
Më i pasuri është një emër jo fort i njohur, si Carlos Slim Helu, i cili me familjen e tij ka një pasuri prej  69 miliard dollarësh. Ai është një sipërmarrës meksikan në fushën e telekomunikacioneve. Bëhet fjalë për njeriun më të rëndësishëm në Amerikën e Jugut, pasi kontrollon tre nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit, si “Telmax”, “Telcel” e “America Movil”.
Në vendin e dytë është Bill Gates, i cili prej shumë vitesh është në “top-10”. Pasuria e kreut të Microsoft është 56 miliard dollarë. Në vendin e tretë është një tjetër amerikan, i cili quhet Warren Buffett dhe gëzon një pasuri prej 44 miliard dollarësh. Eshtë ai pronari i “Berkshire Hathaway”, një industri tekstile që e bleu kur ishte në krizë. Tani, kompania e tij ka blerë edhe dy firma të tjera sigurimesh dhe në këtë sektor është më i rëndësishmja.
Në vendin e katërt është Bernard Arnault, sipërmarrës francez që ka në pronësi grupin luksoz “LVMH”. Pasuria e tij vlerësohet rreth 41 miliard dollarë. Në vendin e pestë renditet Amancio Ortega, pronar spanjoll i Zaras, dyqaneve të veshjeve që janë të pranishëm në të gjithë botën. Pasuria e tij shkon në 37.5 miliard dollarë.
Keta jane “Top-10” njerëzit me te pasur ne botë:
1.Carlos Slim Helu (Meksike) 69 miliardë dollarë
2. Bill Gates (SHBA) 56 miliardë dollarë
3. Warren Buffett (SHBA) 44 miliardë dollarë
4. Bernard Arnault (FRA) 41 miliardë dollarë
5. Amancio Ortega (SPA) 37.5 miliardë dollarë
6. Larry Ellison (SHBA) 36 miliardë dollarë
7. Eike Batista (Brazil) 30 miliardë dollarë.
8. Stefan Persson (Suedia) 26 miliardë dollarë
9. Li Ka Shing (Hong Kong)  25,5 miliardë dollarë
10. Karl Albrecht (Gjermani) 24,4 miliardë dollarë