Lirohen të gjithë të lënduarit, përveç 4 që po vazhdojnë tretmanin

(I plotësuar) – Bashmit Xhemaj ka konfirmuar për Indeksonline se janë liruar të gjithë të lënduarit, përveç 4 prej tyre që po vazhdojnë tretmanin.
“Të lënduarit për disa orë do t’iu dorëzohen familjarëve në pikë kufitare Merdare, përfshirë edhe tre fëmijë që nuk kanë qenë të shoqëruar nga familjarë tjerë”, ka bërë të ditur Xhema.

MPJ me numër informues për familjarët e të lënduarve në Serbi
(I plotësuar) – Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Bashmir Xhemaj, ka thënë për Indeksonline se zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, prej momentit që ka ndodhur aksidenti, janë afër personave të lënduar.
Ai ka thënë se nga MPJ janë evidentuar 49 persona të lënduar, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Për situatën e ndodhur ministra e Punëve të Jashtme ka krijuar një grup emergjentë dhe një numër telefoni për të informuar familjarët e viktimave.
Numri i telefonit është 038-200-111-07.

(I plotësuar) – Në spitalin e Prokupljes janë pranuar 33 persona të lënduar në aksidentit e sotëm që ka ndodhur në Rudarë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Prokupljes, Maria Despotoviq. Arsyet e daljes nga rruga të autobusit që po udhëtonte në linjën Salzburg-Prishtinë, ende nuk dihet.
Po ashtu merret vesh së njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ky person është dërguar në Qendrën Klinike të Nishit. Në mesin e të lënduarve janë edhe 15 fëmijë, por të cilët nuk janë në rrezik për jetë.
Despotoviq ka thënë se të lënduarit e parë janë pranuar në spital në orën 7.30, kurse deri në orën 10 aty janë pranuar 33 persona.
“Kryesisht janë lëndime të lehta, por ka edhe të lënduar me thyer të ekstremiteteve”, ka thënë ajo, duke shtuar asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën.

(E plotësuar) Deri më tash raportohet 30 të lënduar, prej tyre 12 fëmijë. Mediat serbe njoftojnë se dhjetë prej tyre janë lënduar rëndë. Të gjithë pasagjerët janë shqiptarë që ishin nisur për Salzburg të Austrisë.

(I plotësuar) – Sipas informatave më të reja nga spitali i Prokupljes, të lënduar gjatë aksidentit janë 32 persona, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Autobusi nga Podujeva aksidentohet në Serbi, dhjetra të lënduar
Shumë persona janë lënduar kur një autobus nga Podujeva i cili udhëtonte në relacionin Salzburg-Prishtinë, për arsye të panjohura deri tash, ka dalë nga rruga afër Rudarës, raporton televizioni publik serb.
Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit, kurse sipas informacioneve të para janë lënduar shumë udhëtarë.
Në vendin e ngjarjes, sipas rts-it, kanë dalë ekipit e ndihmës së shpejt nga Prokuplja, kurse në ndihmë ju kanë ardhur edhe kolegët nga Kurshumlija dhe Nishi.
Deri me tash rreth 20 udhëtarë janë dërgruar në spitalin e Prokupljes, ku po i nënshtrohet tretmanit.