Lirimi i 200 të dënuarve, skandal i dyfishtë

Njësa për Shqyrtimin e Performancës, pas një hulumtimi të bërë në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbi procesin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe dënimit me gjobë te lëndët e paekzekutuara dhe të parashkruara/pezulluara, pati evidentuar shkelje të rënda. Për të hedhur dritë mbi abuzimet në Gjykatën Supreme, Fezullah Hasani, i cili i kishte kërkuarKëshilit Gjyqësor një hulumtim të tillë.
“Pas marrjes së veprimeve hetuese në rastin e 200 të dënuarve, që u lanë në liri nga Gjykata Komunale e Prishtinës, është hedhur kallëzimi penal, ngase nuk ka rezultuar të jetë dikush përgjegjës për këtë”, ka thënë kryeprokurori Sylë Hoxha.
Duke qenë se këto shkelje ligjore i përkasin periudhës kohore nga viti 2000 deri më 30 qershor të vitit 2011, së pari akuzat në mënyrë të drejtëpërdrejtë bien mbi ish-kryetarët e Gjykatës Komunale të Prishtinës në atë kohë, përkatësisht Nuhi Uka dhe Makifete Saliuka. /Kosova sot/