Liqeni ku disa minuta not shkaktojnë vdekje

loading...

loading...

Ekziston një liqen në botë, ku vetëm disa minuta not në të, do të shkaktonin një vdekje të sigurt. 

 

Jo vetëm kaq, por edhe qëndrimi në bregun e liqenit Karashai, në Rusi, brenda një ore mund të shkaktojë pasoja të parikuperueshme për shëndetin.

 

I ndodhur në krahinën e Cheljabinskut, liqeni pozicionohet fare pranë një reaktori bërthamor, mbetjet e të cilit prej dekadash janë derdhur në liqen.

 

Si rrjedhojë, ndotja radioaktive ka arritur një kufi deri 300 herë mbi nivelin e tolerueshëm nga trupi i njeriut.

 

Për 45 vite, aktiviteti që ndodhte në këtë zonë, gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik konsiderohej si një sekret shtetëror.

 

Katastrofa ekologjike në Karashai u zbulua vetëm pasi ish-Presidenti Boris Yeltsin, i lejoi në vitin 1992 shkencëtarëve të huaj që të kishin akses në zonat e ndryshme industriale të Rusisë.

 

Rezatimet në Karashai janë disa dhjetëra herë më të larta se ato të Chernobilit, impiantit ukrainas, ku është regjistruar katastrofa më e madhe bërthamore e historisë në kohë paqeje, citon tch.

 

Ndonëse banorët e zonës e njohin mirë rrezikun e frekuentimit të liqenit, në krahinën e Çeljabinskut është regjistruar një rritje prej 21% i rasteve me kancer, 25% i problemeve në lindje dhe një nivel 41% se mesatarja kombëtare i rasteve me leuçemi.

 

Në disa fshatra ngjitur, gjendja ishte aq kritike, sa dy në tre persona vuanin nga problemet e shkaktuara nga rrezatimi i lartë./24oreinfo.com

 

loading...