Lind një sipërmarrje e re për miniera në asteroide

loading...

asteroid

loading...
Vjet kompania Planetary Resources bëri me dije se ka në plan që të nxjerrë minerale nga asteroidet.

Sot është bërë e ditur se është krijuar një sipërmarrje për të shfrytëzuar asteroidet.

Nismës së Planetary Resources i është bashkuar edhe kompania Deep Space Industries, raporton BBC.

Avokatët e minierave në asteroide thonë se ky mund të kthehet në një biznes prej triliona dollarësh, por disa shkencëtarë janë skeptikë.

Kompania Deep Space thotë se do të dërgojë disa anije kozmike në hapësirë për të kërkuar për burime. Anijet e vogla kozmike, të quajtura Xixëllonjat, do të peshojnë 25 kilogram dhe do nisin udhëtimin në vitin 2015 për herë të parë.

Më pas do nisen anije kozmike më të mëdha, të quajtura Pilivesa, që do sjellin kampionët. Procesi i eksplorimit do zgjasë deri në katër vite.

Më pas në varësi të gjetjeve do të nisen anijet kozmike që do bëjnë nxjerrjen e mineraleve.

Asteroidët mund të kenë minerale të çmuara si ar, platin etj.

Kjo sipërmarrje ka nga pas disa nga njerëzit më të pasur në botë si Larry Page dhe Eric Schmidt nga Google, James Cameron nga bota e filmave, etj.

Por shkencëtarët janë skeptikë për kostot.

Ata thonë se një mision i NASA-s, që pritet të sjellë vetëm 60 gram material nga një asteroid, do të kushtojë rreth 1 miliard dollarë.

 

loading...