Lind foshnja pa shenje jete, pas 20 minutave ndodh mrekullia (Video, +18)

1-56-780x439-770x439

Përveç vdekjeve në Siri, nganjëherë ndodhin edhe mrekullitë që japin shpresë se e nesërmja mund të jetë më e mirë. Një mrekulli ka ndodhur në një spital sirian. Një grua shtatzënë ishte lënduar rëndë gjatë bombardimeve, derisa mjekët kanë dhënë maksimumin që ta shpëtojnë ata së bashku me fëmijën, Pasi që procesi i lindjes ishte duke u zhvilluar nën stres dhe frikë nga bombardimet e mundshme, mjekët kanë luftuar deri në momentin e fundit që të shpëtojnë fëmijën edhe nënën. Por në momentin që arritën ta nxjerrin foshnjën dhe ta stabilizojnë nënën, fëmija nuk jepte shenja jete. Megjithatë, ata nuk hoqën dorë nga misioni i tyre i shenjtë dhe kështu për 20 minuta rresht luftuan me gjitha forcat që ta rikthejnë në jetë. Por pas më shumë se 30 minuta tentativë, foshnja në fund fillon të marrë frymë dhe t’i shikojë drejt në sy mjekët, të cilët u gëzuan tej mase që arritën ta shpëtojnë.