Lind foshnja pa gjuhë në Durrës, ja çfarë bëjnë mjekët shqiptarë !! (Video)

durres_1469138452-6835573


Anomalitë në lindjen e foshnjave janë nga më të ndryshmet dhe më të shumtat, por ajo që ka pësuar një foshnjë në qytetin e Durrësit, me sa duket është një rast i rrallë në Shqipëri.
Një foshnje ka lindur me gjuhë të pa zhvilluar në maternitetin e Durrësit, ndërsa mjekët thonë se ky është rasti i parë dhe nuk kanë eksperiencë se si veprohet.
Rasti i parë i regjistruar i gjeti të papërgatitur bluzat e bardha në këtë spital. Në një situatë të tillë, prindërit e foshnjës së sapolindur në Durrës kërkojnë ndihmën e ministrisë për të garantuar një jetë normale për të.
Babai i foshnjës, Enkeledi duke folur me ABC News, thotë se fëmijën e dërgoi në Tiranë, dhe aty mjekët i thanë se jashtë shtetit mund të ketë shpresa për të. Por duket se shpresat janë të pakta për familjen e Enkeledit.
Burime nga materniteti i spitalit bëjnë të ditur se fatkeqësisht ky është një rast i rrallë dhe për momentin nuk mund të thonë asgjë për ecurinë e fëmijës.

http://dai.ly/x4l6p9a