Limoni, ilaç për shumë sëmundje

loading...

46xx323

loading...
Rinon dhe i shkrin kilogramët
Janë të shumta sëmundjet te të cilat rekomandohet konsumimi i limonit, sepse përmban karbohidrate, materie me fibra, yndyra dhe proteina. Vitaminat B1, B2, B3, B5, B6 dhe B9 ndikojnë pozitivisht në sistemin nervor, ndërsa vitamina C e rrit fuqinë mbrojtëse të organizmit dhe përmirëson absorbimin e hekurit. Falë përqindjes së lartë të selenit, magnezit, zinkut, fosforit dhe kaliumit, limoni ngadalëson plakjen. Është përbërës i pashmangshëm i shumë dietave, sepse lëngu i një limoni i përzier me një gotë ujë dukshëm redukton oreksin. Nëse kësaj limonade i shtohet edhe pak kanellë dhe pak mjaltë atëherë përshpejtohet tretja.

Limonoidët janë armiq të kancerit
Limoni përmban limonoidë, fitonutrientë unikë, të cilët kanë karakteristika të rëndësishme antibiotike dhe antioksiduese. Shkencëtarët kanë vërtetuar se organizmi ynë absorbon limonoidë po aq mirë sa edhe vitamina C. Limonoidët lirohen lehtë gjatë tretjes, ndërsa në plazmën e gjakut qëndrojnë deri në 24 orë, shumë më gjatë se fenolët nga çaji i gjelbër dhe nga çokollata të cilët gjithashtu janë të çmuar në parandalimin e kancerit.

loading...