Limon, kripë dhe piper: Ja për çfarë shërben ky ilaç natyral

Është thënë disa herë që sëmundje të caktuara është mirë që të trajtohen dhe t’ju lehtësohen simptomat përmes mënyrave natyrale. Kombinimi i limonit me një majë luge kripë dhe nëj majë luge piper të zi përbën një kombinim të fuqishëm natyral që është i aftë të trajtojnë disa kushte shëndetësore:

Dhimbjet e fytit: në një gotë ujë hidhni 2 lugë gjelle lëng limoni, gjysmë luge çaji kripë dhe gjysmë luge çaji piper. Përziejni sëbashku dhe bëni gargarë me lëngun e krijuar 3 herë në ditë.

Gurët e tëmthit: në një gotë ujë hidhni 2 lugë lëng limoni dhe një majë luge kripë dhe piper. Pijeni këtë lëng esëll në mëngjes dhe do t’ju ndihmojë në pastrimin e traktit tretës dhe eleminimin e gurëve të tëmthit.

Shëron plagët e gojës: gargara me ujë limon, kripë dhe piper do t’ju mundësojë heqjen e baktereve të këqija nga goja, do të qetësojë inflamacionin në gojë dhe do t’ju ndihmojë të shëroni plagët apo ulçërat e gojës.

Humbje peshe: ky kombinim është i aftë të rrisë ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmon në tretje dhe përshpejton procesin e djegies së yndyrës.

Qetëson dhimbjet e dhëmbit: gargara që ju përmendëm më sipër është shumë efektive në qetësimin e dhimbjeve të dhëmbit gjithashtu.