Limak” ia “vjedh“ 4 ,5 milionë euro KEK-ut

loading...

loading...
Konsorciumi turk ”Calik &Limak” ia ka “vjedhur” Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) rreth 4,5 milionë, ende pa u bërë plot dy muaj, prej kur kjo e ka marrë në menaxhim distribucionin. KEK-u për muajin maj të këtij viti, kompanisë turke ”Calik &Limak” i ka shitur energji në vlerë prej 14,2 milionë euro, por kjo e fundit deri më tash KEK-ut i ka paguar vetëm 9,7 milionë ero, ndërkaq pjesën tjetër prej rreth 4,5 milionë euro, nuk po ia paguan fare me arsyetimin se konsorciumi turk ka marrë në menaxhim distribucionin jo në fillim të muajit maj, por me 8 ditë vonesë.

Burime të besueshme të gazetës “/LajmeOnline/” brenda Korporatës Energjetike të Kosovës thonë se pronaret e kompanisë turke edhe më tutje nuk kanë shprehur gatishmëri për t’ia paguar borxhin kompanisë publike.

“Ata po arsyetohen se distribucionin e kanë marrë nga 8 maji, dhe për pjesën tjetër ata nuk kanë ndonjë obligim ndaj kompanisë publike. Mirëpo, turqit konsumatorëve nuk ua kanë marrë vetëm 60 për qind të faturës, por për krejt muajin. Në këtë rast ‘Calik &Limak’, ka mbledhur parat nga klientët e saj, por ato nuk ia ka derdhur në llogari të KEK-ut, por në llogari të vetë” bënë të ditur burimi i besueshëm i gazetës.

Sipas këtij burimi, nuk është vetëm pagesa problemi i vetëm që kanë KEK-ut dhe konsorciumi turk ”Calik &Limak”.Problem tjetër i theksuar mbetet edhe sasia e energjisë që është duke e prodhuar KEK-u, e që në disa momente duket si e tepërt nga konsorciumi i turk.

Më tej burimi bën të ditur se menaxhmenti i KEK-ut përballet me presione të shumta nga ”Calik &Limak”,ku këta të fundit në orë të caktuara brenda ditës kërkojnë që të ulët prodhimi, e ndërkaq në orë të caktuara ata kërkojnë që prodhimi të rritet deri në maksimum./LajmeOnline/

loading...