Liljana Kondakçi: “Gabimi në Itali, si i përjetova ditët në burg”

loading...

LL

loading...
Liljana Kondakçi theu heshtjen për herë të parë. E ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit në Tv Klan, këngëtarja e njohur tregoi për vitet e kaluara në burg, që në sintoni me moderatorin e quajti “shtëpia e pushimit”. Fillimisht Çani bëri një rezyme të këngëve të saj ndër vite, si dhe njohu publikun me familjen e Liljanës. Motra e vetme e dy vëllezërve ishte martuar 18 vjeç me artistin e Operës, Bari Fuga. Vetëm 19 vjeç ishte bërë nënë për herë të parë me vajzën Joana dhe më pas, me djalë. Dy fëmijët e këngëtares gjithashtu kanë ndjekur gjurmët e artit të prindërve, pasi vajza është prej 20 vitesh violiniste në Selanik, ndërsa djali është piktor në Tiranë. “Jam gjyshe prej 20 vitesh dhe nipi im i madh është 19 vjeç”, thotë këngëtarja, teksa shpjegon me detaje të dhënat rreth familjes, madje deri në origjinën e saj. “Jam nga Tirana, por babai im ka lindur në Korçë dhe ka jetuar në Lushnjë, ndërsa nënën e kam nga Leskoviku i Përmetit”, shton ajo. Fundi i intervistës ishte edhe pjesa më kulminante, ku shpesh këngëtarja emocionohej si për nga natyra e pyetjeve delikate rreth 2 viteve e 8 muaj pas hekurave në Itali, ashtu edhe për nga “ngacmimet” e moderatorit Çani. Më poshtë, po botojmë të përmbledhur një pjesë të kësaj interviste…
Kush ju futi në kurth?
Në vitin 2006, kur ndodhi incidenti, ndenja rreth një muaj në një qendër sociale dhe më pas u ktheva në Shqipëri. Mendova se çdo gjë ishte në rregull dhe ishte sqaruar. Por duke mos njohur ligjet, teknikat ligjore e termat juridikë, nuk e dija që gjërat nuk ishin mbyllur. Se unë nuk njoh ligjet e vendit tim e jo më të Italisë. Çdo shtet ka rregullat e ligjet e veta.

loading...