“Ligji i xhunglës”, taksistët grushte me njeri-tjetrin për klientët (VIDEO)

loading...

capture_1463259324-3181861

loading...
Sikur të mos mjaftonin zhurmat e makinave, në rrugët e Tiranës ekzistojnë dhe disa lloje “zhurmuesish” të tjerë.
Një grup taksistësh janë kthyer në problem për zonën e Astirit. Sipas një mesazhi që ka mbërritur në redaksinë e Jetaoshqef, këta persona janë problem serioz për të gjithë banorët, pasi ngacmojnë gratë që kalojnë në rrugë, dhe bëjnë sherr pothuajse për çdo javë.
Ndërmjet tyre nuk ekziston komunikimi dhe ata ecin me parimin e kafshëve, shkruan Jeta osh qef.
Ligj për ta është vetëm “Ligji i xhunglës”, ku mbijeton më i forti, prandaj dhe mes tyre plas sherri sa herë bëhet fjalë për ndonjë klient. Në qoftë se nuk je i fortë për ata nuk vlen fare.

loading...