Lidsey Vonn fiton, Tina Maze merr Globin e Kristaltë

Slovenia Alpine Skiing World Cup.JPEG-0dd53

Skitarja amerikane Lindsey Vonn sot e pengoi skitaren vendore Tina Maze që për herë të tretë të fitojë shpërblimin e quajtur Dhelpra e Artë, që jepet për fituesit e garës në Pohorje të Sllovenisë, shkruan Koha Ditore.

Garuesja më e suksesshme e Sllovenisë u desh të kënaqej me vendin e dytë në garën e sotme të sllallomit të madh, megjithë përparësinë që e kishte nga rrëshqitja e parë (46 të qindtat para Won), mirëpo, në anën tjetër me pikët e fituara sot Maze fitoi Globin e Kristaltë (të vogël) për numrin më të madh të pikëve dhe fitore në plasmanin e përgjithshëm në këtë disiplinë alpine për këtë sezon. E treta në garën e sotme të sllallomit të madh ishte austriakja Anna Fenniger.

Sipas raportimit të medieve sllovene, Maze hyri në rrëshqitjen e dytë me kohën më të mirë, mirëpo shkaku i një gabimi të madh në pjesën e epërme të shtegut, mbeti në pozitën e dytë me tetë të qindtat e sekondës prapa skitares amerikane, që do të thotë se Won në rrëshqitjen e dytë realizoi kohë më të mirë se sllovenja për 56 të qindtat e sekondës.

Për fitoren e sotme Lindsey Won u shpërblye me 28000 euro, ndërsa Tina maze si e dyta përfitoi 16000 euro.