Lidhja me Xhatin, Rudina Maxhistari : Jemi njohur në ” Facebook”

loading...

229

loading...
Moderatorja Rudina Maxhistari ka rrëfyer në studion e Arian Çanit historinë e saj të dashurisë me kampionin Xhavit Bajrami. Fillimisht njohja, sipas saj ishte përmes Facebook.

“Po në “Facebook”. Ishte një fotografi e rastësishme. Ai më shkroi “Përshëndetje nga Tokyo”. Fakti që më shkruante nga Tokyo më tërhoqi vëmendjen dhe më bëri përshtypje, sepse unë kam simpati për kulturën aziatike dhe kam lexuar shumë. Nuk kam qenë asnjëherë atje, por një ditë do të shkoj. Do të më pëlqente të shkoja të shikoja hotelin dhe kompjuterin prej të cilit është nisur ai mesazh. Përgjigjia nga Tirana ishte e menjëhershme.” shprehet Magjistari.

Rudina sqaron se kampioni është i gjatë 197 cm dhe se meshkujt e gjatë i duken tërheqës. Ajo shpjegon se jeta e tij në Zvicër ka bërë të mundur mbajjtjen fshehur të lidhjes së saj, por megjithatë ajo shpegon se çfarë e tërhoqi tek Xhati.

“Mendoj se ishte vërtet një goditje në atë moment. S’më kishte ndodhur kurrë në jetë një gjë e tillë. Pastaj kjo u plotësua edhe me gjëra të tjera dhe u kompletua e gjitha. Kishte një lloj solariteti në portret. Kishte shumë dritë në portret dhe gjithashtu edhe buzëqeshja e tij ishte shumë solare. Kjo më goditi menjëherë. Unë besoj tek dashuria me shikim të parë, sepse e di që i kandodhur njerëzve, por nuk besoja se do të më ndodhte mua ndonjëherë, Është diçka e vështirë dhe shumë e rrallë që ndodh, dhe dikujt mund t’i qëllojë të provojë diçka të tillë në jetë. Jetova një moment shumë të bukur”-deklaron Rudina. /albeu

loading...