Lidhja me shokun e ish-të dashurit, po apo jo?

loading...

timthumb (2)

loading...
Kur në filma shfaqen skena në të cilat femra e caktuar dashurohet në shokun më të mirë të ish-të dashurit, e tëra duket aq interesante, e këndshme, me puthje të përsosura dhe në fund me “happy end”. Në jetën reale është pak më ndryshe. Lidhja e re me mikun e ish-të dashurit bart me vete edhe shumë probleme. A jeni të gatshëm të përballeni me sfidat dhe problemet e vështira?

Nëse ish-i dashuri juaj ka pasur disa miq të afërt është mundësia e madhe që ju jeni njoftuar me ta dhe keni krijuar një marrëdhënie. Por çka, që pas ndarjes nga i dashuri, marrëdhënia me njërin nga miqtë e tij bëhet më e fortë? Çka nëse me njërin nga miqtë e tij gjeni gjuhë të përbashkët dhe e kuptoni se ai person u përshtatet shumë më shumë sesa tashmë ish-i dashuri?

Çka nëse në proces e sipër është dashuria e re? Në rast se ndonjëherë gjendeni në situatë të këtillë u sjellim disa arsye se pse kjo gjë është e mirë, dhe disa arsye se pse nuk duhet të jeni me mikun e ish-të dashurit. Ndonjëherë personat për të cilët më së paku kemi shpresuar se do të jemi së bashku, na bëjnë shumë të lumtur. Shkrimtari francez, Romain Rolland, thotë: “Njerëzit bëjnë gabime, jeta është e tillë. Por të dashurosh kurrë nuk është gabim”.

Në vazhdim do të paraqesim arsyet të cilat janë në favor të lidhjes me mikun e ish-të dashurit.

– Me siguri keni diçka të përbashkët: Pasi që tashmë jeni shoqëruar disa herë dhe e keni njohur më mirë njëri-tjetrin, keni filluar një fazë të re. Marrëdhënien e keni filluar si miq dhe nuk jeni lodhur shumë se çka do të mendoj ai për ju. Si mik i ish-të dashurit tuaj, mundësia është shumë e madhe se keni shumë gjëra të përbashkëta.

– Koha ta bëjë punën e vet: Pa marrë parasysh kush nga kush është ndarë, ish-i dashuri juaj për një arsye të caktuar është bërë ishi. Por, kjo nuk do të thotë që menjëherë duhet të gjeni ngushëllim në mashkullin tjetër. Më së miri është që koha ta bëjë punën e vet dhe ta harroni ish-të dashurin në mënyrë që herën tjetër të qaseni më me mençuri lidhjes së re. Nëse jeni tërhequr nga njëri nga miqtë e tij, koha do ta tregojë se a ka qenë kjo një tërheqje momentale, kraharor për vajtim apo dashuri e vërtetë.Në vazhdim do të paraqesim arsyet të cilat janë në kundër lidhjes me mikun e ish-të dashurit.

– Gjëja e përbashkët është ish-i dashuri juaj: Ish-i dashuri mund të ndihet i tradhtuar, dhe atë nga ju dy. Pa marrë parasysh si ka përfunduar lidhja juaj, ai përsëri do të mbetet i lënduar. Ndërsa në disa raste i dashuri juaj i ri do të mund t’ju sulmojë duke ju thënë se ju jeni fajtori se e ka humbur mikun e tij më të mirë.

– Ish-i dashuri mund të shkaktojë probleme: Edhe pse lidhja juaj ka kohë që ka përfunduar, ish-i dashuri edhe më tutje do të mund t’ju shkaktojë telashe, t’ju dërgojë porosi dhe çka është me keqja t’i fus hundët në lidhjen tuaj të re. Asnjë femër nuk dëshiron ta ketë ndonjë mashkull problematik pas vetes, dhe këtë nuk do të mund ta durojë as i dashuri i juaj i ri.

– Motivi juaj mund të jetë nxitja e xhelozisë: Nëse mirë pajtoheni me të dashurin e ri, pse nuk keni nisur lidhjen që në fillim me të? Para se të bëni diçka mendoni dy herë. Jeni reale, shumë femra presin që ish-i dashuri të plas nga xhelozia, të luftojë për dashurinë tuaj dhe t’ju rikthejë afër vetes. Nëse ky është qëllimi në lidhjen tuaj të re, mos e bëni këtë. Mos luani me ndjenjat e dikujt, mos e shfrytëzoni të dashurin e ri që të arrini te ish-i dashuri. Më e mira e së mirës në këtë rast është që ta lejoni ish-të dashurin ta jetojë jetën dhe koha ta bëjë punën e vetë.

loading...