Librat qe kthehen ne filma

loading...

Nga libra në filma. Janë të shumta rastet e letërsisë së ekranizuar nga e hershmja e deri tek ajo e ditëve të sotme. Ndër rastet krijimitaria e Stephanie Meyer që pasi mbajti ngërthyer miliona lexues me katër vëllimet e sagës Twilight u shndërrua në një prodhim kinematografik që tërhoqi miliona shikues.Libri i fundit që është kthyer në film i autores amerikane është “The host”. Në sallat botërore nga fundi i marsit. Aktorë kryesorë Diane Kruger dhe William Hurt.Edhe në këtë krijim dashuria mbi gjithçka. Personazhi Melanie rrezikon egzistencën për të mbrojtur njerëzit e dashur nga një armik i padukshëm që pushton trupat dhe fsheh kujtimet.Ndërsa në rastin e romanit thriller “Six years” të Harlan Coben nga dita që u botua u përhap edhe lajmi se do të bëhej prodhim kinematografik dhe se rolin kryesor do ta interpretojë Hugh Jackman aktori që mori nominimin për Oscar me Les Miserables.

loading...