LG OLED TV me 55 inç, në treg gjatë verës?

Gjatë p279-150x150

anairit më të madh të pajisjeve elektronike, CES 2012, LG kishte prezantuar modelin më të ri të televizorit të saj OLED TV me ekran 55 inç, për të cilin thuhet se do të dal në shitje në pjesën e dytë të vitit.

Madje, këtë datë prodhuesi i famshëm jug-korean e ka konfirmuar edhe zyrtarisht për faqen e Verge, për të cilën nuk ka dhënë datë të saktë të paraqitjes në treg, mirëpo vetëm ka thënë se televizori i saj do të jetë në dispozicion në gjysmën e vitit.

Televizori i njohur me emrin komercial si Cinema 3D TV ishte njëri prej modeleve që mori vëmendjen më të madhe të vizitorëve në panairin e Las Vegas.

Siç edhe mund të shihet, ky model sjell një figurë me kualitet të lartë, si dhe dizajn unik i cili e bën të duket shumë mbresëlënës.

Televizori OLED TV me ekran 55 inç nga LG është “i trashë” vetëm 4mm, peshon 7.5 kg, ndërsa kostoja e tij ende nuk është bërë publike.