LFK-Tetovë, Memet Abdiu rizgjidhet kryetar

loading...

Memet_Abdiu

loading...
Memet Abdiu është rrizgjedhur kryetar u Lidhjes Komunale të Futbollit në Tetovë, pasi që në Kuvendin mbrëmshëm Zgjedhor ka mundur kundër kandidatin e vetëm Ajetali Dervishin. Qenan Idrizi është propozuar kandidat për anëtar të Këshillit Drejtues të FFM-së.

Lidhja Komunale e futbollit në Tetovë mbrëmë organizoi Kuvendin e rregullt zgjedhor, në të cilin mandat të rij katër-vjeçar mori Memet Abdiu. Pasi kohë më parë LFK-Tetovë u dha fund paqartësive rreth legjitimitetit të dy palëve egzistuese, Kuvendi i mbrëmshëm tuboi 67 nga gjithsej 68 delegatë të rregjistruar në këtë Lidhje. Memet Abdiu me 46 vota u rrizgjodh kryetar i kësaj Lidhje të futbollit, duke lënë pas kundër kandidatin e vetëm Ajetali Dervishin, që tuboi 21 votë. Ndërkohë edhe pse ishte paralajëmruar se do të kandidohet për president të LFK-Tetovë, nën-kryetari i FFM-së, Qenan Idrizi, tërhoqi kandidaturën e tij që në fillim të Kuvendit Zgjedhor. “I përshëndes gjithë puntorët sportiv që ishin në numër kaq të madh sonte në Kuvendin e Lidhjes futbollistike të Tetovës, kur është hera e parë që nga 68 delegatë vetëm një mungonte, ndërsa tjerët ishin prezentë. Mua më gëzon fakti që si kryetar i ri u zgjodha me votim të fshehur, që është një meritë shumë e madhe për futbollin, veçanërisht në Tetovë. Këtu kishte delegatë që në një farë mënyre gjatë gjithë kohës kanë qenë kundër-kandid të mij, që një kohë të gjatë jemi marë me Regjistrin Qendror. Definitivisht ata e panë se Memet Abdiu i fiton zgjedhjet në mënyrë demokratike dhe gjithçka shkoi në rregull pa kurfarë problemi“, deklaroi Memet Abdiu, kryetar i LFK-Tetovë. Presidenti i posazgjedhur Abdiu, vendosi që si zëvendës të tij të emërojë Borçe Mirçevskin, ndërsa paralajmëroi se një ndër punët e para në mandatin e rij do të jetë aktivizimi i Ligës Komunale. Anëtar të Këshillit Drejtues të LFK-Tetovë u zgjodhën Lirim Saiti, Ramadan Ramadani, Afrim Jonuzi, Abdilhadi Selimi, Sulejman Ibishi, Vladimir Bilbilovski dhe Adnan Idrizi. Lidhje Komunale e futbollit të Tetovës për delegate të saj në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së caktoi Qenan Idrizin, Abedin Alitin, Fisnik Hiseni dhe Zharko Sojanovskin, ndërsa delegat nga Liga e Tretë-Perëndim u zgjodh Memet Abdiu. Delegatët e LFK-Tetovë, me mbështetje maksimale mbështetën propozimin që Qenan Idrizi të jetë kandidat për anëtar të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Kuvendi i mbrëmshëm Zgjedhor i LFK-Tetovë u ndoq për së afërmi nga sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Dimitar Zizovski, komesari për gara, Vasko Dojçinkovski dhe anëtari komisionit për të rrinjë, Ramadan Topojani.

loading...