Lexoje dhe ne 60 sekonda do te te ndryshoje menyren e te menduarit…

Untitled

Dy burra, te dy shume te semure, ndanin nje dhome spitali.
Njerit prej tyre i lejohej te ngrihej ndenjur ne krevat cdo dite nga 1 ore pasi kjo e ndihmonte ne
pastrimin e mushkerive.
Krevati i tij ishte afer dritares se vetme te dhomes.
Burri tjeter duhej ta kalonte gjithe kohen shtrire per shkak te semundjes.
Dy burrat kuvendonin per ore e ore te tera.
Flisnin per te kaluaren, per shtepine, familjen, punen, rinine e tyre, kohen e sherbimit ushtarak,
kohen e pushimeve etj.
Cdo mbasdite kur burri afer dritares ngrihej ndenjur, e kalonte ate 1-oresh kohen duke i pershkruar
mikut te tij cdo gje qe mund te shihte jashte nga dritarja.
Burri tjeter filloi te jetonte cdo dite ne pritje te ketij orari nje oresh kur bota e tij e brendshme
pasurohej dhe ndricohej nga aktiviteti dhe ngjyrat e botes jashte dhomes se spitalit.
Nga dritarja shihej nje liqen i mahnitshem. Rosat dhe mjelmat luanin ne uje ndersa femijet
zbaviteshin me varkat e tyre lodra. Ciftet shetisnin te lumtur ne lulishtet plot lule shume-ngjyreshe
dhe i gjithe qyteti mund te shihej si ne pellembe te dores.
Nderkohe qe burri prane dritares i pershkruante te gjitha keto ne detaje, burri ne anen tjeter te
dhomes mbyllte syte dhe imagjinonte kete panorame.
Ne nje pasdite te ngrohte, burri prane dritares pershkroi nje parade qe po parakalonte me hap
rreshtor.
Megjithese burri tjeter nuk degjoi ndonje bande muzikore ta shoqeronte paraden, me syte e mendjes
ai “shihte” cdo gje ndersa miku i tij e pershkruante kete pamje ne detaje tejet te hollesishme.
Dite, jave dhe muaj kaluan. Nje mengjes, infermierja erdhi t’u sillte uje por gjeti trupin pa jete te
burrit prane dritates qe kishte nderruar jete paqesisht ne gjume.
E trishtuar, ajo lajmeroi personelin e spitalit per te marre trupin e tij dhe te kujdesej per cdo detaj
tjeter te rastit.
Sapo situata ne dhome u normalizua, burri tjeter i kerkoi infermieres qe te levizte tek krevati prane
dritares. Ajo e ndihmoi duke u siguruar qe cdo gje ishte mire dhe pacienti ndihej rehat.