Lewandowski: Sulmi mënyra më e mirë për tu mbrojtur përballë Shakhtar Donetsk

lewa

Sulmuesi i Borussias së Dortmundit, Robert Levandowski beson se sulmi është mënyra më e mirë për tu mbrojtur përballë Shaktar Donetsk në përballjen e kthimit të 1/8-ve të Champions League. Gjermanët e shohin veten si favoritë për të progresuar në cerekfinale pas barazimit 2-2 që morën në “Donbass Arena”. Gjithsesi pasi ishte dëshmimtar në Ukrainë i kërcënimit që përbën Shaktari qendërsulmuesi polak beson se Dortmundi mund ta pësojë nëse “fle mbi dafina” përballë një kundërshtari të rrezikshëm.

“Shaktar Donetsk shënoi dy herë kundër ndesh në ndeshjen e parë dhe treguan se sa të rrezikshëm janë. Ne nuk mund të luajmë për të synuar një barazim 0-0 apo 1-1. Kjo do të ishte shumë e rrezikshme. Ne duam me çdo kusht ta fitojmë këtë ndeshje, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. E dimë se mund të shënojmë kundër Donetskut pasi e treguam këtë në takimin e parë dhe do të na duhet të shënojmë të paktën një gol edhe në kthim. Mbi të gjitha ne luajmë në shtëpi ndaj duhet të mendojmë pozitivisht, ne duam dhe duhet të kalojmë në raundin tjetër dhe ky është një objektiv i qartë për përballjen në ‘Signal Iduna Park’”

24 vjecari foli gjithashtu edhe për formën fizike të Shaktarit që në kampionatin ukrainas ka një program krejt ndryshe nga ai i shumciës së ligave të tjera të Evropës. “Shaktari luan gjithmonë mirë në transfertë. Tani kanë luajtur ndeshjen e parë pas pushimit të gjatë dimëror në kampionatin ukrainas ndaj do të jenë shumë më në formë nga sa ishin në ndeshjen e parë me ne. Por gjithsesi kjo nuk do të jetë decizive. Ne na duhet të sigurohemi që të përqëndrohemi dhe të luajmë sa më mirë që mundemi, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi, pasi në këtë mënyrë do të jenmi sërish të suksesëshëm”.

Në ndeshjen e parë me Shaktarin, Lewandowski shenoi golin e parë për ukrainasit ndërsa Matts Hummels siguroi barazimin në minutat finale në “Donbas Arena”.