Lëvizje e “dyshimtë” e NASA-ës, shkaktohet panik ndër shkencëtarët dhe ciklet e UFO-ve!

NASA

Ka shkaktuar “panik” lëvizja e fundit e NASA-ës, me vendimin e saj për tërheqjen nga publikimi i një numri të madh fotografish!

Pikërisht kjo ishte arsyeja e cila ka shkaktuar një trazirë të madhe ndër cikle shkencore dhe aq më shumë në ato pro UFO-ve, të cilët tashmë kanë se ku të “shkelin” për të arsyetuar bindjet dhe mëdyshjet e tyre.

NASA vendosi të tërheq nga syri i publiku një numër të konsiderueshëm fotografish të “dyshimta” që dispononte të arshivën e saj të hapur. Këto fotografi kishin ngjallur reagime të forta por që nuk kishin gëzuar një shpjegim të mirëfilltë nga vete agjencia, ndaj ato sipas konspiracionistëve përbënin dëshmi për ekzistencën e Jashtëtokësorëve, dhe Aplikimin e teknologjisë të tyre nga NASA dhe jo vetëm.

NASA këto fotografi i kishte në arshivë të hapur në kategorinë e “Mbeturinat e Hapësirës”, kështu fshirja e menjëhershme e tyre konsiderohet si lëvizte për të mbuluar të vërtetat e mohuar!

Madje dhe fotografia që ju paraqesim në të majtë sipër është zyrtare dhe atë mund të shikoni në sajtin zyrtar të NASA-së. http://www.nasa.gov/vision/space/travelinginspace/no_ufo.html