Letrër muri me drita LED

Capture

Shpikja më e fundit e bërë nga ‘Philips’ janë letrat e murit me drita LED. Marka e njohur kryesisht për pajisje elektro-shtëpiake edhe këtë herë ka menduar për rehatinë në ambientet e shtëpisë, të lokaleve apo të zyrave.

Letrat e murit me drita janë projektuar posaçërisht për vendet me zhurma. Kjo sepse shpikja thith zhurmën dhe e shndërron atë në dritë. Por kompania nuk bën vetëm letra muri me drita, ajo bën edhe perde, mbulesa divanesh apo tavolinash dhe çdo gjë tjetër që klientët mund të duan.

Këto letra muri arrijnë të thithin valë zëri me fuqi nga 200 deri në 4 mijë Hertz. Shpikja është nën emrin ‘Kvadrat Soft Cells’ dhe arkitekti i këtij projekti është Olav de Boer. Ai shprehet se është frymëzuar nga Willie Wonka në filmin “Fabrika e çokollatës”.