Letrat e lagura nuk do i përdorni më pasi të mësoni efektet e tyre negative

Të gjithë i përdorin letrat e lagura dhe ka persona që i kanë pjesë të pandashme të përditshmërisë së tyre, pasi i cilësojnë si një mjet mjaft i rëndësishëm për higjenën.

Megjithatë shpesh askush nuk e di se nga çfarë kompanie prodhohen apo çfarë përmbajnë letrat e lagura, aq më pak rreziqet e tyre.

Shumica e prodhimeve të letrave të lagura përmbajnë lëndë kimike dhe aciditete të ndryshme që shkaktojnë reaksion në lëkurë duke kundërvepruar në vend që të heqin bakteret i shtojnë ato.

Madje janë shënuar raste ku persona të ndryshëm kanë përfunduar në spital pas përdorimit të letrave të lagura, sepse ato ishin diagnostifikuar me përmbajtje detmatiti, i cili shkakton kruajtje dhe rritim serioz të lëkurës.

Po ashtu letrat e lagura kanë veti negative edhe sa i takon ambientit. Ato nuk treten dhe kjo shkakton deri në ngordhje të gjallesave të detit nga gëlltitja e tyre.