Letra rrëqethëse e mjekut sirian që po bën xhiron e botës

loading...


?Letra e një doktori sirian po bën xhiron e botës dy ditët e fundit. Doktori është drejtor i spitalit të fëmijëve në Aleppo të Sirisë, qytet i bombarduar masivisht ditët e fundit. Në letrën e publikuar, ai rrëfen se një nga mjekët më të kualifikuar të qytetit u vra tri net më parë nga një sulm. Ai punonte pranë spitalit të fëmijëve gjatë ditës, ndërsa natën shkonte spitalin e emergjencave.
Letra:
Të dashur miq!
Unë jam Dr. Hatem, drejtori i Spitalit të Fëmijëve në Aleppo.
Mbrëmë, 27 persona, personel dhe pacientë janë vrarë në një sulm ajror në spitalin Al Quds aty pranë. Miku im Dr Muhammad Waseem Maaz, pediatri më i kualifikua i qytetit, u vra në sulm.
Ai punonte në Spitalin tonë të Fëmijëve gjatë ditës dhe më pas ai do të shkonte gjatë natës në spitalin Al Quds për të trajtuar rastet urgjente. Dr. Maaz dhe unë kemi shpenzuar gjashtë orë në ditë së bashku.
Ai ishte miqësor, i sjellshëm dhe bënte shaka të shumta me të gjithë stafin. Ai ishte mjeku më i mirë në spitalin tonë.
Unë jam në Turqi tani, dhe ai është dashur që të vizitonte familjen e tij, pasi unë të kthehesha në Aleppo. Ai nuk e kishte parë atë prej 4 muajsh.
Dr. Maaz ka qëndruar në Aleppo, qyteti më i rrezikshëm në botë, për shkak të përkushtimit ndaj pacientëve të tij. Spitalet janë në shënjestër shpesh nga qeveria dhe forcat ajrore ruse.
Një ditë përpara se Dr. Maatsi të ndërronte jetë, një avion sulmues qëlloi vetëm 200 metra larg nga spitali jonë. Kur sulmet u intensifikuan, stafi mjekësor u drejtua për në katin e parë të spitalit, për të mbrojtur foshnjat në inkubatorë.
Si shumë të tjerë, Dr. Maatsi u vra për shpëtimin e jetëve. Sot njerëzimi kujton Dr Maatsi-n dhe trimërinë e tij. Ju lutemi të ndajmë këtë historinë në mënyrë të tjerët mund të dinë se me çfarë janë duke u përballur mjekët në Alepo dhe në të gjithë Sirinë.
Situata sot është kritike – Aleppo mund të përfshihet së shpejti nën rrethim. Ne kemi nevojë që bota ta shikojë këtë.
Dr. Hatem
Untitled

loading...

loading...