Letra misterioze 200-vjeçare: Ja pse u bënë dy dhe pse do të bëhet e treta luftë botërore


Një letër e shkruar më shumë se 200 vjet më parë nga një shef i lartë ushtarak pretendohet të ketë parashikuar tri luftëra botërore.

Albert Pike, i cili ishte një kapiten në ushtrinë amerikane gjatë Luftës Civile Amerikane, pretendohet se i ka shkruar një doktrinë një politikani italian që përshkruan planet për tre konflikte globale, për të sjellë një qeveri botërore.

Aty komplotohet rreth asaj se si dhe pse luftërat, e para dhe e dyta botërore shpërthyen në fillim të viteve 1900 – dhe siguron një profeci trishtuese mbi një betejë të tretë dhe të fundit.

Letra thuhet se i ishte dërguar nga Pike, një mason, politikanit italian Giuseppe Mazzini dhe ishte e datës 15 gusht, 1871.

Letra, është pretenduar se sugjeronte që Lufta e Parë Botërore ishte planifikuar për të përmbysur carët në Rusi dhe për të bërë Rusinë një bastion komunist.

Po sipas letrës, Lufta e Dytë Botërore u nxit si një katalizator për të shkatërruar nazizmin, në mënyrë që komunizmi të merrte përsipër qeveritë “e lodhura” dhe ishte bërë për formimin e një shteti sovran të Izraelit.

Lufta e tretë botërore, sipas Pike, do të bëhet në mes të perëndimit dhe udhëheqësve të luftës islame.

Pohohet se letra, përkatësisht teksti i saj ishte ekspozuar në Bibliotekën e Muzeut Britanik dhe në mënyrë misterioze është tërhequr nga aty në vitin 1970 – dhe nuk është parë më.

Përkundër kësaj, sikurse Muzeu Britanik dhe Biblioteka Britanike kanë konfirmuar për mediat britanike se nuk ka të dhëna që institucionet në fjalë kanë qenë në posedim të letrës.
f