Letra e vitit 1871: Pse u bënë dy Luftëra Botërore dhe pse do të bëhet e Treta

loading...

letra-520x330

loading...

Një letër, e shkruar më shumë se 200 vjet më parë nga një shef i lartë ushtarak, pretendohet të ketë parashikuar tre luftërat botërore.
Albert Pike, kapiten në ushtrinë amerikane gjatë Luftës Civile,pretendohet se i ka shkruar një doktrinë një politikani italian që përshkruan planet për tre konflikte globale, të cilat do të sillnin një qeveri botërore.
Aty komplotohet rreth asaj se si dhe pse Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore shpërthyen në fillim të viteve 1900 dhe siguron një profeci trishtuese mbi një Luftë të Tretë dhe të fundit, transmeton Telegrafi.
Letra thuhet se i ishte dërguar një masoni, politikanit italian Giuseppe Mazzini dhe ishte e datës 15 gusht 1871.
Letra, është pretenduar se sugjeronte që Lufta e Parë Botërore ishte planifikuar për të përmbysur carët në Rusi dhe për të bërë Rusinë një bastion komunist.
Po sipas letrës, Lufta e Dytë Botërore u nxit si një katalizator për të shkatërruar nazizmin, në mënyrë që komunizmi të merrte përsipër qeveritë “e lodhura” dhe ishte bërë për formimin e një shteti sovran të Izraelit.
Lufta e tretë botërore, sipas Pike, do të ndodhë për shkak të përplasjeve Perëndim-Lindje (Islam).
Pohohet se letra, më saktë teksti i saj, ishte ekspozuar në Bibliotekën e Muzeut Britanik dhe në mënyrë misterioze është tërhequr nga aty në vitin 1970 dhe nuk është parë më.
Përkundër kësaj, si Muzeu Britanik ashtu edhe Biblioteka Britanike kanë konfirmuar për mediat britanike se nuk ka të dhëna që institucionet në fjalë kanë qenë në posedim të letrës.

loading...