Letra e nënës për djalin: ‘Çfarë duhet të të kisha mësuar në jetë’

loading...

loading...

I dashur biri im. Ti mërzitesh kur krahason llogarinë time dhe tëndën në bankë. E di që je pa lekë. Paguan për fëmijën tënd, borxhet, paguan gjithçka që mban. Ke shumë kosto të larta për udhëtimet e tua dhe ke rrugë për të bërë çdo ditë. Kjo nuk të lë mundësinë që të pish shumë kafe në punë dhe të dalësh netëve me bashkëshorten tënde.

Ajo se çfarë ti nuk kupton është luftën që bëja kur ishe i vogël për të marrë radhën në supermarket me me mjaftueshëm para në çantën time, ose për të gjetur paratë për një darkë për ty. Ti nuk e di se sa e shkatërruar isha kur sigurova për ty paratë që të mos merrje kredi studentore.

Kam punuar shumë dhe fort për pensionin tim. Nuk kisha pse shqetësohesha për paratë, edhe pse tani që jetoj këtu shpenzoj më shumë se pensionin tim.

Ti qesh se unë blej në dyqane që kanë rroba për bamirësi dhe ushqime që u ka kaluar data e skadencës, apo sepse më pëlqen të kalon kohë në autobus. Edhe pse unë kam disa lekë të hequra mënjanë, si mund t’i zëvendësoj ato tani që jam në pension? Çfarë do ndodh nëse do më duhet që të rregulloj shtëpinë ose të ndryshoj makinën?

Ti ke harruar se i kam shpenzuar lekët që të trashëgova ty. E mban mend se sa herë ke ardhur sepse nuk kishe për të paguar një biletë treni pasi nuk i kishe lekët e mjaftueshme? Në fillim thjesht ti jepja. Pastaj të thashë se ishin borxh, por ky borxh nuk u pagua kurrë pasi ti zemëroheshe dhe unë thosha se paratë s’kanë rëndësi.

Ajo që ka rëndësi është mirëqenia dhe bujaria. Në vend të një personi të fortë dhe të pavarur që unë doja të rrisja, kam një djalë të ri të mërzitur i cili nuk merr përgjegjësi për jetën e tij.

Gjithmonë kam besuar se kur jep diçka, do e marrësh atë dyfish. Tani më duhet ta pranoj se duke të dhënë kaq shpesh dhe kaq lehtë, kam krijuar një person që nuk është shumë i mirë për t’u njohur i cili pret gjithmonë e më shumë nga të tjerët dhe nuk di të thotë “faleminderit”.

Kam frikë për partneren tëndë të ardhshme, nëse do e gjesh një.

Unë nuk mund të të largojë. Nuk ke njeri tjetër ku të shkosh ose ku të lesh fëmijët e tu kur të kesh. Për më tepër unë do doja shumë ta kisha nipin tim këtu dhe ti je djali im. Por nëse unë të pyes për buxhetin, ti tallesh me mua. Kam frikë të të pyes për këtë gjë dhe ti vazhdon të shtosh borxhet.

E mbaj mend kur ishe i vogël, unë do të vrapoja edhe brenda një shtëpie të djegur për të të shpëtuar. Tani duke parë pas, nuk të kam bërë nder. Po edhe që s’të kam bërë fare, nuk mund të të them. Thellë vetes unë ndihem fajtore që e lejova babain tënd të punonte shumë orë për t’ju shpëtuar juve duke mos u qortuar kurrë, duke mos u fajësuar kurrë, duke mos ju vënë kurrë në siklet.

Duhet t’ju kisha mësuar që të ecnit me këmbët tuaja dhe t’i zgjidhnit vetë problemet tuaja.

Kështu për 2016 kam ndërmend ta bëj këtë… Ndoshta

Mamaja jote

loading...