Letër psikologes: “I dashuri më mësoi treshen por unë e tradhtova me…”

loading...

treshe-8-600x330 (1)

loading...

Disa çifte zgjedhin që të provojnë eksperienca të ndryshme seksuale me partnerin e tyre, e në disa raste duke përfshirë edhe persona të tretë. Kjo ka ndodhur edhe më një çift të cilët ishin bashkë për më shumë se një vit. I dashuri i propozon vajzës seks tresh me një femër tjetër por duket se kjo lëvizje ishte shumë e gabuar nga ana e tij. Ja çfarë i ka treguar psikologes së ‘The Sun’ e dashura e tij.
Letra e vajzës

“E dashur psikologe Deidre… Bëra seks tresh me të dashurin tim dhe një femër tjetër dhe kjo eksperiencë më vuri në dyshim orientimin tim seksual. Jam e lidhur me të dashurin prej 18 muajsh por kohët e fundit jeta jonë seksuale ishte bërë pak e mërzitshme. Për këtë arsye ai më propozoi të provonim seks tresh duke marrë edhe një femër tjetër. Unë pranova dhe vendosëm të merrnim një vajzë që vinte shpesh në lokalin e tij dhe ishte shumë e bukur. I dashuri im është 29 vjeç, unë jam 20 ndërsa ajo ishte 27 vjeçe. Pasi u takuam të tre së bashku kaluam një natë fantastike por që nuk mbeti me aq…Unë dhe ajo patëm një shkëndijë mes njëra­tjetrës dhe para se ajo të largohej shkëmbyem numrat e telefonave që të takoheshim sërish vetëm ne të dyja. Pas dy ditësh unë e telefonova dhe vendosëm të takoheshim në një hotel. Pasi bëmë seks ajo më tha se çdo gjë është shumë e bukur por ajo pas dy javësh martohet me të dashurin e saj dhe nuk do që ta vazhdojë këtë lloj lidhjeje. Por kjo situatë mua më ka vënë në një dilemë të madhe pasi po zbuloj se jam biseksuale. Nëse unë ia them të dashurit tim këtë gjë ai do të tërbohet dhe do të ndahet nga unë. Nuk di çfarë të bëj…”

loading...