Letër dashnores, si ia ngacmonin gratë njëri-tjetrit oficerët e Sigurimit

Kastriot Dervishi ka publikuar një letër, që pretendon se është dëshmi sesi i ngacmonin gratë njëri-tjetrit oficerët e Sigurimit të Shtetit.

“Oficerët e Sigurimit të Shtetit njihen për moralin e tyre të dobët. Nuk e njihnin shoqërinë. Ishin aq zullumqarë saqë gratë e shokëve i kishin në plan të parë të gjahut të tyre. Bashkëlidhur një letër dashurore e një oficeri drejtuar gruas së shokut të tij. Shokun e çonte me shërbim dhe vetë vazhdonte me shërbimin tjetër”, shkruan ai.