Lepurushja shqiptare e Playboy-t gjerman

Deri para nje muaji nuk kishim degjuar shume per te, por kur fotot e saj dolen ne revisten PlayBoy ne Gjermani ajo pushtoi te gjitha mediat, edhe ne Shqiperi. Per here te pare nje shqiptare eshte bere pjese e kesaj reviste dhe kjo eshte Iris Shala nga Prishtina.

Vajza me ambicie ne fushen e modes dhe te aktrimit eshte ne rruge te mbare per synimet qe i ka vene vetes.  23– vjecarja jeton ne Graz ne Austrise, por deshiron qe ne te ardhmen te vendoset ne Nju Jork per te punuar dhe jetuar. Ka pasur disa eksperienca te suksesshme ne aktrim, ndersa tani deshiron t’i perkushtohet botes se modelingut. Per here te pare, ajo flet ne nje interviste per “Shekullin” ku tregon rrugen qe ka ndjekur dhe deshirat qe ka.
irisshala

Iris, na tregoni pak ku jetoni dhe me cfare merreni aty?

Per momentin jetoj ne Graz te Austrise ku edhe jam duke e ndjekur nje shkollim per “personal trajner”. Perpos aktrimit dhe modelimit punoj edhe si “Fitness trajner”, pasi qe kete fushe e dua shume dhe aty kam eksperience te vecante.

Prej sa kohesh jetoni Graz te Austrise?

Prej vitit 1999.

Ju jeni e njohur edhe si aktore na tregoni pak per kete eksperience?

Me aktrim fillova te merrem heret, si fillim jam angazhuar prane Teatrit dhe Operas se Grazit ku prej moshes 10-vjecare shijova edukimin ne baletin klasik dhe baletin modern. Une kisha talent per vallezim, ndersa nuk e njihja ende gjuhen gjermane, gje qe ishte mjaft negative per mua, pasi ende nuk kisha mundesi te shprehesha mire. Andaj ju perkushtova baletit dhe vallezimit ku kisha mundesi te tregoj talentin tim, te shprehja performancen stilistike permes levizjeve te trupit edhe pa pasur nevoje te flas. Nga ana tjeter, une kisha shume talent edhe per te kenduar, por gjate daljeve te para ne skene kisha prerje gjunjesh dhe humbje zeri. Aty kuptova qe nuk kisha lindur per te kenduar ne skene. Edhe qe prej asaj kohe kendoj me shume pasion, por per.. vete. Pas disa viteve ne Austri dhe pasi mora rolin ne Telenovelen Gjermane “Anna und die Liebe”, fitova mundesine e aktrimit te vertete, i cili ishte nje kenaqesi e vecante per mua, dhe ku definitivisht vura re se aktrimi eshte ajo qe kam deshire te bej ne jete.

Por se fundi jeni angazhuar edhe ne mode. Cila eshte lidhja juaj
me kete fushe?

Une qe ne moshe fare te vogel kisha deshire te behesha aktore dhe te modeloja. Ne shtepi, por edhe ne shkolle organizoja shpesh nje lloj sfilate mode. Besoj se isha mjaft e bezdisshme per te afermit e mi, por une kete e doja me shpirt. Suksesi i arritur gjate konkurrimit per “Austrias Next Top Model” m’i hapi dyert e fushes se modes dhe Fotoshootingut, prej te cileve kisha per te vecuar ate ne Nju Jork me fotografin tone te famshem Fadil Berishen. Per fat te keq, nuk kam gjatesine t’i bej konkurrence modeleve me gjatesi mbi 170 cm, keshtuqe sic duket nuk jam e lindur per te ecur ne sfilata, por kam mundesi dhe talent per foto shooting, pra mund te jem nje fotomodele

Ju keni pozuar per revisten Playboy. Si ishte konkurrimi dhe si ju ben te ndiheni ky fakt?

Eksperienca me revisten Playboy ishte shume e vlefshme dhe me beri te qarte se cfare serioziteti punohet ne ate reviste. Revista me zgjodhi mua permes menaxherit tim dhe me kontraktoi per nje set fotosh artistik. Gjate realizimit te fotografive, eshte punuar me shume seriozitet dhe revista i respektoi te gjitha deshirat e mia aq sa, ndersa une i shikoj sot fotot e mia te publikuara, mund te them se jam shume e kenaqur dhe ndihem mire kur i shoh, pa ndjenjen se eshte cenuar sfera ime private.

Nje vajze qe merr guximin te pozoje ne nje reviste erotike… cila eshte sakrifica me e madhe qe do te benit per te ndjekur endrrat tuaj?

Ne te vertete, une nga te dy prinderit vij nga familje mjaft
konservatore dhe akademike. Dhe kuptohet se gjithe kjo qe kam arritur deri me
tani ne fushen e modes dhe modelimit, tani edhe me fotot, nuk kishte perkrahje
te plote nga ana e familjes time. Por une e doja dhe me kokefortesine time ia
dola te jem aty ku jam tani. Por me siguri, por ju them me bindje qe ende nuk
kam mberritur aty ku dua te jem. Une cdo here do te mbes ne kufijte e shijes se
mire, nese me kuptoni se cka mendoj! Nuk do te me shihni kurre ne ndonje film
apo ndonje situate te palakmueshme, ate ua premtoj.

Eshte kusht pamja
per te ecur perpara?

Sipas mendimit tim, pa bukuri natyrale nuk ka
sukses ne kete lloj pune. Mirepo, perpos bukurise, duhet edhe se paku sharm dhe
personalitet. Dhe nese ka ne te nje doze rebelizmi, nuk ju prish pune. Pa keto
eshte veshtire te korresh sukses.

Ju jeni edhe mbesa e nje aktori te
madh ne Kosove, na tregoni pak me shume?

Une mburrem pa mase me
gjyshin tim Abdurrahman Shala. Si aktor dhe regjisor ai ishte nje nga krijuesit
e filmit kosovar. Gjenet e tij sigurisht qe kane luajtur rol te rendesishem ne
orientimin tim per aktrim. Por edhe familja ime ne pergjithesi eshte e dhene pas
skenes artistike dhe asaj te filmit dhe ky fakt kishte ndikim te vecante ne mua.
Duke e njohur mentalitetin shqiptar, por edhe duke pasur parasysh rolet mjaft
konservatore te luajtura nga ana e gjyshit tim, besoj se shume njerezve fotot e
mia ne Playboy do te mund t’ju duken si te lira per arsye se tregojne trupin tim
lakuriq. Por per mua dhe per skenen ne te cilen une deshiroj te depertoj keto
foto shikohen si artistike dhe pjesa lakuriqe ka kufij te qarte te percaktuara
nga une dhe te respektuara me perpikeri nga ana e revistes serioze Playboy.

Jeni ju ne nje lidhje dashurie dhe cfare planesh keni ne
vazhdim?

Po, jam e dashuruar dhe jam shume e kenaqur me jeten time
private. Plani im ne te ardhmen eshte qe te shkoj ne Nju Jork e te punoj atje.
Une dua qe te punoj si nje aktore model, edhe “fitnesstrainer”. Populli shqiptar
ishte i pari qe me mbeshteti mua me komplimentet e mahnitshme. Nuk presja
reagime te tilla kaq te bukura.

Irisi ne gjurmet e gjyshit te saj, Abdurrahman Shala

Aktorja dhe topmodelja 23 vjece, Iris Shala, e
lindur ne Prishtine por qe jeton ne Graz te Austrise eshte zgjedhur per
“Playmate July 2013, titull qe e shpall revista per meshkuj “Playboy”, botimi
gjerman per cdo muaj. Irisi eshte e njohur edhe nga nje rol qe ka luajtur ne
serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (Ana dhe dashuria). Ne Austri ajo
ka fituar vendin e tete ne nje gare per topmodelen me te mire. Ne intervistat qe
ka dhene per mediat e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi thote se gjithmone
ka pasur nje afeksion per aktrimin. Kete e ka edhe njefare trashegimie, thote
ajo dhe tregon se gjyshi i saj ka qene Abdurrahman Shala, nje aktor i shquar i
gjenerates se pare te aktoreve te teatrit dhe te filmit ne Kosove. Iris eshte
shqiptarja e pare qe zgjidhet “Playmate” ne revisten e njohur per prezantimin
erotik te femrave “Playboy” . Nje fjale e urte thote se “dardha bie nen dardhe”!
Besojme se edhe Iris ne planin artistik do te eci ne gjurmet e gjyshit te saj te
famshem, aktorit te madh kosovar i teatrit dhe filmit, Abdurrahman Shala.
/entela resuli/