Leonora Jakupi bashkëpunim me Getin?

Getoar Selimi është duke punuar në një këngë të re të këngëtares Leonora Jakupi.
Siç mëson Telegrafi, reperi i grupit Tingulli i 3’nt aktualisht është i fokusuar në kompletimin e këngës më të re të Leonorës.

Kjo shihet edhe nga një fotografi “selfie” që dyshja kanë realizuar gjatë punës së tyre në studion e BabaStars, të cilën ata e kanë postuar në rrjetet sociale.

Kënga do të jetë vetëm e këngëtares dhe Geti do të realizojë muzikën por nuk do të këndojë në këngë.