Lenovo IdeaPad P500 Touch

timthumb

Laptopët të ndjeshëm në prekje dalëngadalë po bëhen standard, ndërsa janë kombinimi i shkëlqyeshëm përkrah sistemit operues Windows. Një model i tillë është Lenovo IdeaPad P500 Touch 59374199. Ai ka ekran 15.6 inç HD i ndjeshëm në prekje. Punon në gjeneratën e tretë të procesorëve me dy bërthamë (Ivy bridge) Intel Core i5-3230M me takt pune 2,6 GHz, ka 6GB RAM, hard-disk prej 1TB, si dhe regjistrues DVD.

Dizajni është i thjeshtë dhe i përshtatur, ndërsa shtëpiza është nga alumini i lehtë dhe i hollë vetëm 2,8 centimetra. Ka të integruar edhe tastierën e njohur Lenovo AccuType e cila ka ndriçim të pasmë LED. Gjithashtu ka të integruar edhe sistemin audio Dolby Advanced, zmadhues kualitativ të zërit Stereo, ueb-kamerë prej 720p, Intel WiDi për bartjen pa tel të videove HDTV, ndërsa mbështet edhe lidhjet Bluetooth, Wi-Fi dhe Gigabit LAN.

Duhet cekur se tastiera në fjalë posedon mundësinë e shtypjes së shumëfishtë, ndërsa ka të integruar edhe portet 1 x USB 3.0, 2 x USB 2.0, 1 x HDMI, 1 x VGA, dhe lexuesin e kartelave 2-in-1 media. Edhe bateria e tij 4-cell Li-Ion është e fuqishme dhe ofron deri në 10 orë punë të pavarur. Sa i përket çmimit, ai në treg shitet për 650 dollarë.

Punon në gjeneratën e tretë të procesorëve me dy bërthamë (Ivy bridge) Intel Core i5-3230M me takt pune 2,6 GHz

Ka të integruar edhe tastierën e njohur Lenovo AccuType e cila ka ndriçim të pasmë LED

Ka të integruar edhe sistemin audio Dolby Advanced, zmadhues kualitativ të zërit Stereo, ueb-kamerë prej 720p, Intel WiDi për bartjen pa tel të videove HDTV