Lëngu nga farat ‘chia’, që do t’ju mbajë të ngopur për orë të tëra

Lëngu nga farat ‘chia’, që do t’ju mbajë të ngopur për orë të tëra

Farat ‘chia’ me të drejtë quhen super-ushqim, sepse është dëshmuar se mbrojnë nga kanceri, e ulin kolesteroli dhe shtypjen e lartë të gjakut, e përmirësojnë gjumin, ndihmojnë në rregullimin e oreksit dhe e ngritin humorin. Në vijim lexojini edhe arsyet e tjera pse duhet që t’i përfshini në të ushqyer, si dhe recetën për lëng me fara ‘chia’, i cili do t’ju mbajë të ngopur për orë të tëra. Këto fara të vogla vijnë nga Amerika Jugore, ku që nga koha e lashtë për astekët dhe majat kanë qenë burim kryesor i të ushqyerit bimor së bashku me misrin dhe fasulen. I kanë përdorur edhe në prodhim të vajit, si bazë për ngjyra për zbukurim të trupit, por edhe për qëllime mjekësore – për shërim të dhimbjeve në nyja dhe për nxitje të sekretimit të lëngjeve

Thuhej se vetëm nga një lugë me këto fara i ka mbajtur luftëtarët e tyre të ngopur madje për 24 orë. Në këtë si duket kanë besuar edhe pushtuesit spanjollë, të cilët pas arritjes së tyre i ndaluan ato. Sot, për fat të mirë, mund t’i shfrytëzojmë sërish këto fara të imëta, të cilat ende nuk e kanë humbur statusin e një ushqimi të vlefshëm që e rrit qëndrueshmërinë fizike dhe e mbron organizmin tonë. Këto fara mund të përdoren në të gjitha ushqimet, të ëmblat dhe të njelmëtat, sepse kanë shije neutrale, dhe shpesh qiten në flluska të drithërave, në sallata, oriz, supë e vezë. Por, më së miri veprojnë kur paraprakisht zhyten në ujë. Vetëm pas 10 minutave krijohet një lëng i llojit të xhelatinës dhe janë të gatshme për konsumim.  Pijet e gatshme nga këto fara janë shumë të shtrenjta, por me shpenzime shumë më të vogla mund ta bëni edhe vetë një pije. Jua sjellim recetën e thjeshtë për lëng me fara ‘chia’, nga i cili për orë të tëra nuk do të keni uri dhe që mund t’ju ndihmojë në luftën kundër kilogramëve të padëshiruar.

Përbërësit:

3 lugë me fara ‘chia’
3 decilitra ujë
3 decilitra lëng natyral sipas dëshirës (vishnje, mollë, portokall).

Përgatitja:

Tri lugë me fara i qitni në një filxhan me ujë të ngrohtë. I lini ashtu gjatë natës ose për disa orë deri kur të formohet xheli i dendur në formë të pudingut.  Pastaj gjysmën e asaj sasie e qitni në një gotë tjetër dhe e përzini me lëngun e preferuar. Xhelin nga farat ‘chia’ mund ta mbani në frigorifer deri në tri ditë dhe mund ta konsumoni me lëngje pemësh ose me jogurt për çdo ditë. Është mirë që të përdorni lëng të freskët të shtrydhur të pemëve pa sheqer të shtuar.

Jua rekomandojmë pirjen e kësaj pijeje në vend të kafjallit ose pas ushtrimeve fizike, sepse do t’ju furnizojë me materie ushqyese dhe do t’ju mbajë më gjatë të ngopur.