Lëndohet sulmuesi, 99% e humbë botërorin!

Listës së lojtarëve që do të jenë jashtë Kampionatit Botëror, i është shtuar edhe një emër i njohur në futbollin evropian.

Sulmuesi fantastik belg, Christian Benteke ka pësuar para pak minutash lëndim të rëndë në stërvitje duke humbur botërorin. Benteke ka pësuar lëndim të thembër dhe sipas informacioneve të para, ai do të jetë së paku 6 muaj jashtë fushave.

“Më duhet të them me keqardhje se lëndimi i Bentekes është i rëndë dhe se ai 99% do të jetë jashtë botërorit. Benteke ka pësuar lëndim në thembër dhe duhet të futet në operacion” ka thënë agjenti i tij.