Lëndohen katër persona, një më rëndë

188852_472756816111446_970196065_n

Të mërkurën rreth orës 7.00 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, në afërsi të fshatit Budrikë të Vitisë, ka ndodhur një aksident komunikacioni , ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, janë lënduar katër persona.

Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, ka thënë se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, atëherë kur automjeti i markës Citroen Xsara, të cilën e drejtonte B. S. shtetase zvicerane, në rrugën Ferizaj-Gjilan, me të arritur në një kthese të thelle në të majtë, të aksit rrugor mes fshatrave Budrikë dhe Radivojc të Vitisë, e humb kontrollin mbi automjetin e saj dhe kalon ne shiritin e kundërt të lëvizjes dhe përplaset në automjetin transportues të markës Mercedes, me targa vendore, të cilën e drejtonte A. H. nga fshati Budrigë e Epërme.

“Si pasoj e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore pëson drejtuesja e veturës Citroen Xsara, kurse lëndime të lehta trupore pëson drejtuesi i automjetit transportues si dhe dy pasagjerë që ishin bashkë me të “, ka thënë togeri Hashani.

Ai ka theksuar se që gjithë te lënduarit pas aksidentit janë trajtuar në spitalin rajonal te Gjilanit, dhe ata nga fshatin Budrikë e Epërme e Vitisë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut rajonal të Gjilanit./