Lëndohen 20 nxënës në Pejë

loading...

LEND

loading...
Më shumë se 20 nxënës janë lënduar në Pejë gjatë një Koncerti Humanitar që po mbahej në Sallën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë.

Art Gashi, kryetar i Klubit Basketbollistik Peja, menjëherë ka dalë në venin ngjarjes dhe ka thënë për Express se ka marrë informacione se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas tij, vetëm një vajzë ka pësuar lëndime më të rënda por edhe ajo është jashtë rrezikut për jetë, ka thënë ai.

Gashi po ashtu ka thënë se Salla e Sporteve ka pasur dëmtime vetëm tek një hyrje e palestrës, ku ka ndodhur një shembje e disa shtyllave.

Me herët mediat kishin raportuar se është shembur tavani dhe shkallët e kësaj palestre.

Përndryshe, në sallë ishin nxënësit e shkollave fillore të Pejës, të cilët ishin mbledhur për një koncert humanitar në palestrën e sporteve “Karagaqi”.

Ishte thënë se një pjesë e shkallëve ishin rënë mbi trupat e e nxënësve. Në koncert po merrnin pjesë mësimdhënës si dhe prindër të shumtë.

loading...