Lëkurë e thatë në dimër? Ja se si ta mbani fytyrën e butë

girl-woman-smile-winter-snow-fashion-wallpaper-1680x1050-726x400

Lëkura e thatë e fytyrës është një problem shumë i zakonshëm në mot të ftohtë dhe me erë.

Karakterizohet me skuqje apo plasaritje të cilat kanë tendencë të ndodhin kryesisht në zonat më të ndjeshme të fytyrës.

Nëse nuk trajtohet, lëkura e thatë mund të çojë në plakjen e parakohshme të fytyrës.

derms-winter-skin-612

Ja se cfarë mund të bëni në shtëpi!

Nëse keni lëkurë të ndjeshme në dimër, është mirë të siguroni hidratimin dhe mbrojtjen optimale nga i ftohti me mënyrat natyrore për ta mbajtur atë të butë.

Aleate është maska e pasura me vitamina dhe ushqyes të vlefshëm.

Kjo është nje recetë e projektuar për të ushqyer dhe për të zbutur lëkurën gjatë sezonit të ftohtë.

Përveç kësaj, është e pasur me vitamina A dhe E, esenciale për hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës.

Përbërësit :1- lugë (gjelle) vaj ulliri Extra Vergine. 1- lugë (gjelle) mjaltë. 1- 5 pika vaj me Vitamin E. 1- të verdhë veze.

Përgatitja:Përzjejmë të gjithë përbërësit në një enë dhe pasi të jetë bërë një masë kremoze e aplikojmë në fytyrë.

Mbahet 15 minuta dhe kur kremi të jetë tharë, e shpëlajmë fytyrën me ujë të vakët.

Ju rekomandoj në fund të trajtimit të aplikoni një krem zbutës.