Lehtësime në dokumente personale për mërgimtarët

loading...

loading...
Pritjeve te gjata te mërgimtareve për të marr dokumente personale, po u vjen fundi.
Kjo për faktin se Ministria e Jashtme e Kosovës, ka marr vendimin për lehtësim procedurash, për marrjen e një dokumenti të Republikës së Kosovës.

“Ne kemi punuar intensivisht që ta reformojmë sistemin e shërbimeve konsullore dhe në këtë drejtim, kemi marrë vendim që të ulen shpenzimet, të ulen takasat sa i takon shërbimeve konsullore, dhe ulja do të jetë rreth 40%. Së dyti, të shkretohen procedurat e lëshimit të dokumenteve të ndryshme”, tha ministri Enver Hoxhaj, raporton KTV.

Shërbimi në fjalë mund të jetë i realizueshëm muajin e ardhshëm në të gjitha shërbimet konsullore.
Brenda vitit, shtetasit kosovarë të diasporës do të kenë mundësi që në misionet konsullore të pajisen me të gjitha dokumentet e gjendjes civile, E çdo shtetas do të realizoi shërbime sikur se në çdo komunë të Kosovës.
Në paketën e cila nga fillimi i majit, pritet të promovohet nga Ministria e Jashtme, përfshihen edhe ulje të çmimeve për çfarëdo dokumenti të Kosovës.

Kështu, nëse një qytetarë i Kosovës aplikon për një pasaportë për herë të parë, ai do të paguaj50 euro, ndërkaq më herët ka pagua 80 euro. Po ashtu, letërnjoftimi pas humbjes, dëmtimit ripërtëritjes e skadimit do të kushtoj 20 euro, ndërkaq më parë është pagua 40 euro.

Por, ka dokumente të cilat nuk kanë ndryshuar, siç është pajisja me letërnjoftim për herë të parë, e që kushton 40 euro.
Nga viti 2011 e deri në fund të vitit 2013, në misionet konsullore janë lëshuar gjithsej 65551 dokumente personale.

loading...