Legjenda Wyatt Earp, në fakt ishte mashtrues dhe hajn (Video)

Sherifi legjendar, Wyatt Earp, nga i cili janë frymëzuar filma të shumtë vestern, ka qenë në të vërtetët një i burgosur dhe një mashtrues, i cili e ka shfrytëzuar industrinë filmike për të ndërtuar një imazh të ri për vetveten.

Legjendat popullore e tregojnë Earpin si një hero dhe hakmarrës, ndërsa në një numër të madh të filmave hollivudianë, ai tregohet si një mbrojtës i madh i drejtësisë. Mirëpo, në librin e historianit Andrew C. Isenberg, “Wyatt Earp: A Vigilante Life”, tregohet se këtë imazh ai ka arritur ta krijojë vet.
f.0722171910781_m

Wyatt Earp në fakt ka qenë një mashtrues i përfshirë në njërin nga skandalet më të mëdha të montimit të rezultateve sportive në historinë amerikane (meçi i boksit në vitin 1911 për titullin e kampionit në kategorinë e rëndë). Ka jetuar me prostituta, ndërsa armiqtë e tij i ka vrarë, sepse nuk ka besuar në drejtësinë amerikane. Si i ri, ai ka qenë i arrestuar për shkak të vjedhjes së kuajve.

Ai është përzënë nga Teksasi, sepse ka shitur gurë të lyer me ngjyrë ari. Punën si mbrojtës i ligjit e ka pranuar për faktin se korrupsioni ka qenë i madh dhe në këtë mënyrë ka mundur të përfitojë më shumë. Si 63-vjeçar është arrestuar nga policia e Los Angelesit pasi ka vazhduar të merret me mashtrime të rezultateve sportive.

Historia që tregohet nëpër filma rrjedh pikërisht nga autobiografia e tij, me anë të të cilës e ka rregulluar imazhin. Deri në vdekjen e tij në vitin 1929, Earp është shoqëruar me producentë dhe skenaristë filmikë, të cilëve u ka treguar histori të rrejshme që janë shndërruar në filma. Ndërsa më vonë këto filma janë riprodhuar. /LajmeOnline/