Legjenda shqiptare/ Thesari i humbur i turqve gjendet në Librazhd, shumë pak persona e dinë

Të gjithë kanë dëgjuar për këtë fshat, ndoshta shumë i njohur për shkak të 99-minareve që ka, apo ndoshta për thesaret e shumta që fsheh. Ky fshat e ka emrin Xhyra Kasaba. Ndodhet në pjesën jugperëndimore të rrethit të Librazhdit . Në këtë fshat kalon rruga kombëtare që lidh Shqipërinë me shtete të tjera me Greqinë, Maqedoninë, si dhe me qytetet e vendit tonë.

Me fshatin e Xhyrës janë lidhur shumë gojëdhëna dhe histori të ndryshme aq kulturore, por edhe misterioze që askush deri më sot nuk ja ka gjetur kuptimin. infoaAe dini se guri i “Bletës” një shkëmb me lartësi 1409m ka nxitur zbulues nga e gjithë bota kryesisht turq, maqedonas, edhe grek, por edhe nga “Puglia Grotte” dhe “Dauno”. A fsheh me të vërtetë ky shkëmb një pasuri të madhe?

Mendohet se pikërisht në këtë gur fshiheshin grabitjet që kaçakët (hajdutet) bënin karvanëve të ushtrisë turke dhe tregtarve nga Roma. Jo më larg së disa muaj një turist nga turqia eksploronte bashkë me grupin e tij e shoqëruar më një hartë shumëvjeçare e cila tregonte me hollësi se ku fshihej thesari i turqve. Kushtet litologjike siç dukej ua kishte vështirsuar kërkimet.

Banorët e fshatit tregojnë se shumë kërkime janë berë, aq shumë saqë detyruan që emigrantët të ktheshin kudo që ishin edhe të gërmonin për ta gjetur dicka përpara se ta gjenin te turistët e huaj. Ja si shprehet një banor i fshatit Xhyrë A.M:

“Nuk e mbaj mend sa veta kanë ardhur e kanë hapur gropa pafund me qëllimin se ka flori apo gjëra të tjera si këto. Në fakt vetë nga legjenda e gurit të bletës mjalti i shumtë i bletëve simbolizon floririn, ndërsa bletët puntore hajdut të cilët vidhnin floririn e ushtrisë Osmane. Mendoj se është vetëm një legjendë, por herë pas herë mendoj se mund të jetë edhe e vërtetë.

Jo më larg se disa muajsh një grup turistësh nga gjuha që flisnin mendoj se ishin turq, kishin një hartë të vjetër e cila në të ishte të vizatuar shkëmbinjtë edhe vetëm një shkëmb ishte më kryq vetëm guri i “Bletës”.

Njerzit janë të çuditshëm në këtë fshat saqë marrin kazma edhe lopata edhe gërmojnë pa lidhje, duke prishur në shumicën e rasteve edhe rrugën “Egnatia” e cila kalon mes për mes fshatit”. Po kush është me të vërtetë lëgjenda e gurit të “Bletës” e cila ka bërë bujë në të gjithë Shqipërinë? info Sipas legjendës thuhet se: “Dikur një djalë i ri nga fshati shkon tek guri i “Bletës” për të marrë mjaltë.

Aty kishte shumë bletë dhe mjalti ishte në sasi të madhe. I riu futet brenda në gur dhe fillon të mbushë enët me mjaltë. Guri i thotë djalit se duhet të marrësh mjaltë vetëm aq sa të takon. Por ai nuk e dëgjon duke vazhduar të marrë mjaltë pa u ndalur.Atëherë guri mbyllet duke e zënë brenda. Djali fillon e rënkon.

Zëri i tij dëgjohet dhe njerëz nga fshati i shkojnë në ndihmë për ta nxjerrë nga guri. Ata përdorin mjete të ndryshme si pyka prej thane për të hapur gurin, por pa mundur ta nxjerrin dot.Pykat e thanës ( katër copë) gjenden edhe sot e kësaj dite në mesin e gurit.

Pikërisht në atë vend guri është i lagur për shkak të lotëve të njeriut brenda tij. Madje edhe sot thuhet se; sa herë që bie shi, po të qëndrosh afër gurit në heshtje dhe të dëgjosh me kujdes, do të ndiesh zërin e të riut që vjen nga brenda duke rënkuar”.

A thua vërtetë se diçka fshihet pas atyre gurëve? Një shprehje thotë: “Ku ka zë sështë pa gjë”, thuhet se në varrezat e turqve janë gjetur qypa nga florinj edhe kjo vërtetohet nga vetë banorët e fshatit. Vetë struktura e gurit të “Bletës” është e çuditshme saqë nuk e kupton nga hyre edhe ku dole. Kjo strategji është ndjekur që deri sot e kësaj dite ajo e fshehtë e thesarit të bletës të mos gjendet kurrë.

Disa banorë të fshatit janë shumë të sigurt që brenda shkëmbit ka dicka, ja si shprehet një i moshuar B.H i cili na tregon me hollësi cfarë ka ndodhur vite më parë: “Unë jam 86-vjeç edhe të them të drejtën more djalë guri i bletës edhe “Gryka e Shkallës” fshehin thesare shumë të mëdha. Babai im para se të vdiste më tha që lartë në këto male fshihet një thesar shumë i madh i cili nuk është gjendur kurrë.

Ndoshta unë nuk e kam vërtetuar por çështë e vërteta këtë histori nuk e tregon vetëm mosharët e mi por edhe të parët e mi. Shumë kohë më përpara këtu në këtë zonë, që përdorej nga Turqit për vet faktin që ishim të pushtuar nga ata, një tjetër ana pozitive për ne ishte edhe rruga “Egnatia” doje apo sdoje ishe i detyruar të kaloje sepse ishte e vetmia rrugë që lidhte perëndimin me lindjen.

Thuhet se Carinë kaçakët vidhnin të gjithë karvanët të cilët vinin nga Roma, por kishte një problem shumë të madh për ta sepse nuk ja dilnin dot asnjëherë në Xhyrë. Sipas të parëve të mi thesari është fshehur në Xhyrë edhe është pothuajse 100% e sigurt, edhe jam i bindur. Pastaj nuk e di të them tek guri i “Bletës” apo me ndonjë vend tjetër sepse po ta dija do ta kisha marrë vetë”. Kjo legjendë edhe shumë gojëdhëna të tjera ka nxitur shume turiste vendas edhe huaj të përveshin krahët edhe të gërmojnë, por si përfundim janë zhgënjyer nga rezultati sepse janë larguar me duar bosh.

Nga: Daniel Muçaku & Ilir Hoxha | JOQ.al