“Le të marrin kallashin e t’na vrasin të gjithëve, ne nuk dalim nga shtëpitë” (VIDEO)

loading...


Ndërtimi i Rrugës Transballkanike në Vlorë ka hasur kundërshtinë e fortë të banorëve për shkak të vlerës së ulët me të cilën bashkia ka menduar t’i shpronësojë për ndërtesat e tyre që shemben apo tokat që preken nga kjo rrugë.
Përmes mikrofonit të “Stop”, banorët kanë ngritur shqetësimin se shuma që mendon t’i japë bashkia për metër katrorë është e papërfillshme me vlerën reale të tregut, dhe se ato para nuk i mjaftojnë për të blerë një shtëpi tjetër.

Bëhet fjalë për rreth 100 familje të cilat kundërshtojnë vlerën e shpronësimit që ka vendosur Bashkia.

“Ne nuk dalim nga shtëpia po s’na dhanë shtëpi, ku të vemi në rrugë, të marrin një kallash të na vrasin të gjithëve e të na nxjerrin në rrugë se ne nuk dalim. Jemi me njerëz të sëmurë në shtëpi”, shprehet një prej banoreve.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka refuzuar të japë një prononcim për gazetaren e emisionit “Stop” për të dhënë qëndrimin e tij përballë shqetësimit të banorëve. Pasi e ka pritur 4 orë në bashki, kryebashkiaku Leli nuk ka gjetur dot 2 minuta për të shpjeguar këtë situatë, thekson gazetarja.
capture_1460575979-1532110

loading...

loading...