Lë të fejuarën të vdesë pas aksidentit sepse i flihej

loading...

aksidenti

loading...

 

Një shofer i dehur la të fejuarën e tij të vdiste brenda makinës pas një aksidenti, pasi shkoi në shtëpi për të fjetur.

Ngjarja e pabesueshme u raportua ditën e enjte nga e përditshmja britanike, “Daily Mail”.

36-vjeçari Ceiron Cook, ndërsa po kthehej në shtëpi me të fejuarën pas një mbrëmje, u përplas nga ana e pasagjerit me një pemë.

Përplasja e dhunshme plagosi rëndë 28-vjeçaren Lynsey Popp, por Ceiron nuk pësoi asnjë dëmtim serioz.

Në këtë moment, në vend që t’i vinte në ndihmë njeriut me të cilin priste të martohej brenda pak muajsh, ai zgjodhi që të largohej për të fjetur në shtëpi, ku edhe u gjet në gjumë mëngjesin e nesërm.

Trupi i pajetë i se resë u gjet brenda makinës së saj nga kalimtarë të rastit.

Pas këtyre veprimeve, Cook përballet me drejtësinë, e cila do ta gjykojë për vrasje nga drejtimi i makinës në gjendje të dehur dhe mosdhënie të ndihmës.

Ai mbrohet duke thënë se ishte tepër i dehur për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe për këtë arsye nuk telefonoi ambulancën, por sipas akuzës, fakti që Cook arriti të gjente i vetëm shtëpinë e tij, tregoi se ai kishte qenë gjithsesi i ndërgjegjshëm pas aksidentit.

|top channel|

loading...