LDK-AAK-Nisma në takim me Petroviqin dhe deputetët e Vulinit

(I plotësuar) – Burime të Indeks thonë se në takim me bllokun opozitar, LDK-AAK-Nismën, është vetëm Sllobodan Petroviq, kryetar i SLS-së dhe deputetët e Aleksandar Vulit, ish shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Respektivisht këtë të gjithë janë deputetë të Listës Srpska që mbështetët nga Beogradi.

LDK-AAK-Nisma takohet me minoritetin serb
Blloku opozitar LDK-AAK-Nisma sot takohet me deputetët e minoritetit serb.
Takimi do të mbahet nga ora 14 në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ky bllok dje është takuar me pakicat jo-serbe.