Lazio do të “flasë” shqip në të ardhmen

21201

Lazio e së ardhmes pritet të flasë shqip. Sipas zërave të merkatos numri i futbollistëve me origjinë nga trevat shqiptare do të rritet sezonin e ardhshëm.

Drejtori teknik i bardhekaltërve Igli Tare po punon për të afruar në ekip kosovarët Granit Xhaka të Borusi Munchegladbah dhe Amir Abrashi të Grasshoper. Afrimi i tyre por edhe blerja e mundshme e Ujkanit do të bënte që në Romë me fanellën e Lazios numri i shqiptarëve të rritej. Për momentin me Lazion luajnë kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana si dhe portieri i përfaqësueses së 19 vjecarëve Thoma Strakosha. Ndërkohë në drejtim gjendet ish sulmuesi i Shqipërisë Igli Tare.