Lavdrim Muhaxheri, terroristi nga Kaçaniku, ka shuar përfundimisht mitin se shqiptarët nuk vrajnë fëmijë. Jo që vrajnë, por madje edhe i prejnë në fyt. Dhe foton e këtij akti barbar ai e ka postuar në faqen e tij në Facebook.
Vite më parë, krejt bota ishte tmerruar nga një foto e ngjashme. Thuhej se ishte shkrepur në Vushtrri, kur një polic serb shihej duke e prerë në fyt një fëmijë shqiptar.
Shikojeni dy fotot dhe kuptojeni se deri në ç’masë ka mund të shkojë çmenduria e njerëzve.