Largime masive nga Manchester United

Manchester United e ka ndërmend të bëjë revolucion në ekip gjatë kësaj vere.“Djajtë e Kuq” e zhvilluan një sezon dizastër dhe për t’u harruar, duke përfunduar në pozitën e shtatë në Premierligë, prandaj tash është koha për ndryshime.

E kush mund ta bëjë këtë më mirë se trajneri i ri, Louis van Gaal, i cili ka paralajmëruar se do t’i shesë 10 futbollistë.

Sipas tabloidit britanik, “Mirror”, futbollistët që mund të largohen nga “Old Traffordi” këtë verë janë: Patrice Evra, Bebe, Ashley Young, Luis Nani, Tom Cleverley, Nick Powell, Anderson, Marouane Fellaini, Javier Hernandez e Wilfried Zaha. Për fat të mirë, Adnan Januzaj s’është në këtë listë.