Laporta: Refuzova Mourinhon dhe Ronaldon

ron-mou

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta duke folur për “Onda Cero” ka treguar sesi kishte refuzuar Jose Mourinhon dhe Cristiano Ronaldon. Laporta thotë se i kishte thënë “JO” teknikut portugez, pasi që kishte vendosur që bankinën e katalonasve t’ia besojë Pep Guardioles.

“Mourinho është një profesionist i madh. Agjenti i tij Jorge Mendez më kishte telefonuar për të më pyetur nëse ishim të interesuar për të firmosur me të, por i thashë se kishim vendosur për t’ia besuar bankinën Guardiolës. Mendoj se Pep ishte njeriu i duhur për të çuar përpara filozofinë e klubit”, ka thënë Laporta.

Ai me pas ka treguar se kishte refuzuar edhe yllin portugez, Cristiano Ronaldon, kur ylli i Real Madridit, luante për Sportingun e Lisbonës. “Në atë moment refuzimi u bë pasi nuk ishim të predispozuar financiarisht për blerjen e tij. Agjenti Mendes na ofroi Ronaldon, por ne nuk mund të bënim asgjë”, tha Laporta.