Lamtumirë stresit të zhdukjes së bagazheve, valixhja e së ardhmes është “inteligjente”

loading...

valixhja-Bag2Go

loading...
Lamtumirë stresit të zhdukjes së bagazheve! Valixhja e së ardhmes është “inteligjente”. “Bag2Go”, e sapo prezantuar nga kompania Airbus, është e pajisur me sinjal GPS për t’u lokalizuar dhe përmes sensorëve të tjerë dhe aplikacioneve për iPhone do t’i thotë pronarit nëse ka kaluar peshën e lejuar nga kompania ajrore, nëse është hapur nga dikush, apo nëse është manipuluar pas imbarkimit në aeroport.

E prezantuar në Airbus Innovation Days, një panair që po zhvillohet në Tuluzë të Francës, valixhja “smart” tejkalon konceptimin e aksesorëve kundër zhdukjes së bagazheve dhe kthehet në një mjet mbështetjeje për udhëtarin në 360 gradë.

Në panairin e fundit teknologjik, CES International të zhvilluar në Las Vegas, mes objekteve të reja ishte prezantuar edhe një dispozitiv me lidhje telefonike të lëvizshme për t’u futur në valixhe dhe në gjendje të aktivizohet në momentin e uljes së avjonit për t’i dërguar një sms pronarit me pozicionin e saktë.

“Bag2Go” shkon edhe më tej, ajo është e pajisur edhe me teknologjinë RFID, që i lejon një etikete të ngjitur në valixhe të shkëmbejë informacione me një sistem tjetër, përmes një mikroqarku dhe një karte memorieje të instaluar në të.

valixhja-smart

loading...