“Lamtumirë” diell? Surprizat e motit këtë fundjavë, ja çfarë na pret

Jemi zyrtarisht në vjeshtë. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe duket se reshjet e shiut do të na shoqërojnë në këto ditë të fundit të shtatorit.

Dita e sotme do të karakterizohet nga temperatura normale dhe moti do të jetë me diell, nga ora 9-18 pritet që temperaturat të jenë nga 17-20 gradë. Era pritet të fryj me 1-3m/s, ajo do të fryj nga veriperëndimi nga ora 09-12, nga perëndim-jugperëndimi 12-18 dhe perëndim-jugperëndim në orën 18-24.

Sipas MeteoAlb, fundjava pritet të jetë me vranësira, veçanërisht ditën e dielë, reshjet e shiut nuk pritet të mungojnë gjatë kësaj fundjave, temperaturat pritet të jenë nga 13 deri në 20 gradë, dita më e ftohte do jetë e djela që shënon temperaturën më të ulët të fundjavës e cila do të jetë 13 gradë në mëngjes. Era pritet të fryj me shpejtësi të ulët, 1-2m/s

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë ditën e dielë pas orës 18:00, dendësia e tyre do të jetë 1-2mm, era pritet të fryj nga verilindja me 1m/s, temperaturat pritet të jenë 17 grade celsius.