Lama: Radikalizmi po e ngufatë Vetëvendosjen

loading...

loading...
Deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, ka konfirmuar për portalin Zeri.info pak minuta më parë lajmin për largimin e saj nga partia e Albin Kurtit.

Ajo nuk ka preferuar të japë më shumë detaje rreth largimit të saj dhe pritet që gjatë ditës të dal më një letër publike, ku edhe do të sqarojë në detaje dorëheqjen e saj.

Lama, në një intervistë për “/LajmeOnline/”, pat shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve të “Vetëvendosjes”. Ajo ka kritikuar ashpër partinë e saj duke thënë se ka devijuar rrugën dhe programin e saj sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fe nëpër shkolla.

“Z. Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri. Në Kosovë u përçmua edhe figura e Skenderbeut; pak kohë më parë është fyer edhe humanistja e botës, Nënë Tereza, nesër kushedi kush do të atakohet, sepse qëllimi është të na rrënohet identiteti kombëtar”, ka thënë Lama në një intervistë për “/LajmeOnline/n”, duke i bërë të ditur dallimet konceptuale me kreun e VV-së, Albin Kurti.

Ajo pat thënë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë konceptet e saj, thjesht për të siguruar një bashkëjetesë politike.

Flirtimi i Vetëvendosjes me rrymat radikale fetare, mos dalja në mbrojtje të saj e liderit të VV-së, Albin Kurti dhe mënyrat jodemokratike, veçanërisht dhuna, të praktikuara nga kjo parti, duket se e kanë nxitur Lamën të marrë vendimin e largimit./LajmeOnline/

Alma Lama sot pritet të largohet nga Vetëvendosje

Deputetja Alma Lama ka vendosur që përfundimisht të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Burime të sigurta të Tribunës kanë konfirmuar se deputetja Lama të premten (sot) do të bëjë publike largimin zyrtar nga Vetëvendosje.

Qe një kohë të gjatë, Lama dhe kreu i Vetëvendosjes nuk pajtoheshin për koncepte dhe politika të kësaj lëvizjeje pas hyrjes në institucione.

Burimi i gazetës ka treguar se Alma Lama do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvend si deputete e pavarur.
Ajo nuk ka vendosur ende nëse do t’i bashkohet ndonjë grupi Parlamentar në Kuvend dhe nuk ka diskutuar me asnjë parti për ndonjë transfero të mundur siç ka ndodhur deri tani brenda Kuvendit./LajmeOnline/

loading...